Trajnim për sigurinë në punë

  • Rritja e njohurive  të Stafit & ndërgjegjësimi për sigurinë në punë dhe sigurinë  nga zjarri
  • Kuptim më të mirë për rolin e tyre dhe  veprimet e vecanta që duhet të merren nga personeli në raste të emergjencave të ndryshme

Më poshtë ligjet dhe aktet nënligjore bazë:

Ligji Nr. 152/2015 “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”

Ligji Nr.10 237, datë 18.2.2010 “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr 562 datë 03.07.2013,  Për miratimin e rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Përdorimin e Pajisjeve të Punës në Vendin e Punës”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.563 datë 03.07 2013,  Për miratimin e rregullores “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit për Përdorimin e Pajisjeve Mbrojtëse Individuale në Vendin e Punës”.

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.564 datë 03.07.2013, Për miratimin e rregullores  “Për Kërkesat Minimale të Sigurisë dhe Shëndetit në Vendin e Punës”.

Objekti i trajnimeve që ofron kompania jonë per sigurinë dhe shëndetin në punë si dhe për parandalimin dhe mbrojtjen nga zjarret, ka për qëllim të sigurojë që punonjësit:

  • Të marrin  njohuritë e nevojshme për masat që duhen marrë dhe veprimet që duhen kryer gjatë situatave  të ndryshme emergjente në vendin e tyre të punës.
  • Të marrin njohuritë bazë për parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e jetës  në vendin e tyre të punës sipas kushteve specifike dhe natyrës së punës.
  • Të marrin njohuritë e nevojshme teorike dhe zbatim praktik për përdorimin e sigurt dhe efektiv të fikëseve të zjarrit në ambjentet  e punës.

Kurset tona  të  trajnimit përfshijnë:

  • Legjislacioni aktual për sigurinë dhe shëndetin në punë e mbrojtjen  nga zjarri
  • Efektet e zjarrit në objekt
  • Shkaqet e zjarrit
  • Mënyrat e parandalimit të zjarrit,
  • Procedurat efektive për evakuim
  • Metodat e mbrojtjes nga zjarri dhe identifikimi I fikseve
  • Përzgjedhja e fikseve të  zjarrit  sipas llojit të zjarrit
  • Demonstrim për evakuim dhe përdorimin efikseve   të zjarrit