Hartim projekte zjarri

Hartimi i një projekti  për mbrojtjen  nga zjarri për një objekt , është detyrim ligjor që rrjedh nga legjslacioni rregullator s hqiptar në fushën e mbrojtjes nga zjarri e shpëtimin  . Projekti ndihmon jo vetëm  për të siguruar që objekti të përmbushë detyrimet e sigurisë së zjarrit, por është një masë parandaluese  për mbrojtjen e objektit nga një  katastrofë  zjarri . Projekti është paraqitja grafike, shoqëruar me relacionin teknik përkatës të mbrojtjes pasive dhe aktive, e tërësisë së masave për sigurinë nga zjarri dhe shpëtimin, për strukturat, konstruksionet, ndërtimet, pyjet, kullotat dhe objektet që ushtrojnë aktivitete, sipas funksionit të tyre

Baza ligjore

Ligji Nr. 152/2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” neni   39 .

Projektet e mbrojtjes nga zjarri përmbajnë :

  • Skema ku tregohen :

Sistemet dhe pajisjet e diktim –sinjalizimit të  zjarreve

Mjetet dhe paisjet e shuarjes së  zjarrit

Skemën e evakuimit të  detyruar të  punonjësve në rast zjarri

  • Relacionin teknik përkatës, i cili përmban :

Përcaktimin e nivelit të rrezikut.

Përcaktimin e shkallës së  qendrueshmërisë ndaj zjarrit të objektit.

Normat e kërkuara dhe normat për mjetet dhe pajisjet e shuarjes së zjarrit, të  diktimsinjalizimit, të  evakuimit  etj.

  • Rregullore e sigurisë nga zjarri dhe sigurisë në  punë

Rregulloret  përcaktojnë rregullat bazë teknike që duhet të zbatohen,detyrimet e punonjësve,personelit drejtues dhe personelit tekniko administrative,me qëllim marrjen e masave teknike dhe organizative,per parandalimin e avarive dhe aksidenteve në punë,si dhe masave në rastet e emergjencave,për shkak të rënies së zjarrit dhe eksplozionit.