Subjekti ‘’Mbrojtja dhe shpetimi nga zjarri’’ eshte krijuar qe ne vitin 2006, për të siguruar sherbim me cilesi të lartë dhe ekspertize teknike të pavarur.
Subjekti ‘’Mbrojtja dhe shpëtimi nga zjarri’’ është krijuar që prej vitit 2006, për të siguruar shërbim me cilësi të lartë dhe ekspertizë teknike të pavarur në fushën e sigurisë nga zjarri si dhe të sigurisë në punë
QËLLIMI YNË : Siguria e jetës e ruajtja e pronës .
VIZIONI YNË :të ofrojmë konsulencën me cilësinë më të lartë në planifikimin e sigurisë nga zjarri dhe të sigurisë në punë .
Që në vitet e para të krijimit, zyra jonë është angazhuar në projekte serioze, falë profesionalizimit të stafit teknik të saj .
Zyra jonë përbëhet nga një ekip specialistësh të kualifikuar ,me shumë vite përvojë në të gjitha fushat e sigurisë nga zjarri e të sigurisë në punë . Ekipi përfshin ekspertë në njohjen e ligjeve të sigurisë në punë e sigurisë nga zjarri, në hartimin e rregulloreve të ndryshme në këto fusha ,në hartimin e projekteve të mbrojtjes nga zjarri,në kryerjen e ekspertizave në raste dëmtimi të bizneseve , si dhe për instalimin e mirëmbajtjen e pajisjeve të mbrojtjes nga zjarri( me standarte të larta e certifikuar nga iso)
Ne gjithashtu prodhojmë plane të emergjencave ,dhe ofrojmë trajnimin e stafit tuaj.
Ky kombinim unik i specialistëve ,na ndihmon të sigurojmë një shërbim cilësor e të pavarur për klientët tanë në të gjitha fushat e sigurisë .
Duke qenë të trajnuar profesionalisht ,na mundëson që t’ju ofrojmë një shërbim të pakrahasueshëm e me shumë përfitime.
Siguria nga zjarri ka një rëndesi të madhe për bizneset, dhe kur menaxhohet keq, mund të jetë i kushtueshëm, duke dëmtuar të punësuarit dhe reputacionin e biznesit . Zjarri ka potencial për të plagosur apo vrarë një numër të madh të njerëzve shumë shpejt Në rastin e një zjarri, edhe në qoftë se askush nuk është lënduar, mund të shkatërrojë biznesin tuaj në pak minuta.

Punonjësit

Safet Hoxhalli
- Drejtues I qendres se formimit profesional,per sigurine ne pune e sigurie nga zjarri.
- Administrator I subjektit "Mbrojtja e Shpetimi nga Zjarri"