Plane emergjence, skema evakuimi dhe sinjalizimi

Planet e emergjencës përshkruajnë situatë rreziku të mundshme që mund të dalë gjatë punës,procedurat dhe masat për trajtimin e situatës,si dhe veprimet e vecanta që duhet të merren nga personeli për të siguruar integritetin e tyre në raste të jashtëzakonshme.

Në vecanti, një plan  evakuimi  emergjent në  rast  zjarri  , është një dokument i shkruar që përfshin veprime që duhet të ndërmerren nga i gjithë stafi në rast zjarri, si dhe masat për thirrjen e repartit të zjarrfikësve.

Plani i evakuimit  vendoset në një  vend të  dukshë m. Personeli mund ta lexojë  atë dhe  duhet  jetë njohur me përmbajtjen e  tij që  më  parë

Planet e evakuimit  të emergjencës janë në përputhje dhe të përshtatshme për rreziqet specifike të objektit

Duke pasur një plan  për të shpëtuar nga zjarri, ju minimizoni  sasinë e kohës që duhet ,duke  rritur shanset tuaj për t’i mbijetuar një zjarri të rrezikshë

Skemat  e evakuimit janë lehtësisht të lexueshme dhe të sakta, duke shfaqur procedurat përkatëse, rrugët e shpëtimit dhe vendet e pajisjeve të emergjencës. Skemat e evakuimit   shpërndahen në vende të dukshme  në përputhje  me  rregulloret shtetërore.(model I nje plani emergjence  dhe nje skeme evakuimi )